Njoftim / Analizë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) mbi gjendjen me reshjet e borës (Komuna e Kërçovës)
Në lidhje me reshjet e borës, gjendja në territorin e Komunës së Kërçovës është si vijon:
Reshjet e borës janë me intensitet të ulur.
Ekipet dhe mekanizimi janë vazhdimisht në terren dhe punohet sipas prioriteteve për të siguruar qarkullim të rregullt dhe kalueshmëri të rrugëve.
Qyteti i Kërçovës
Janë pastruar rrugët kryesore.Po vazhdon pastrimi i rrugëve dytësore, por puna është e vështirësuar për shkak të automjeteve të parkuara. Aktivitetet vazhdojnë drejt lagjeve të qytetit dhe fshatrave, sipas prioriteteve.
Rajoni i Osllomejit
Janë angazhuar 7 makina për pastrim. Deri më tani janë pastruar të gjitha drejtimet rrugore deri te vendbanimet e këtij rajoni. Mekanizimi është ende në terren, për shkak të reshjeve të herëpashershme/vazhdueshme të borës.
Rajoni i Zajazit
Janë angazhuar 6 makina, të cilat janë vazhdimisht në terren. Deri më tani janë pastruar të gjitha drejtimet rrugore deri te të gjitha vendbanimet në rajon. Me 1 makinë shtesë po pastrohet drejtimi rrugor drejt fshatit Knezhnino.
Rajoni Jugor (territori i ish-komunave Vraneshticë dhe Drugovë)
Janë pastruar rrugët drejt: Çellopec, Svetoraçë, Rbetinë, Dupjanë, Atishtë, Vraneshticë, Staroec, Karbunicë, Srbjanë, Drugovë, Popolzhanë, Manastiri “Shën Preçista”, Izvor, Lavçanë. Aktualisht Makinat janë në lëvizje drejt Kozhiçino, Krushicë dhe Pateec, 1 makinë po punon drejt Ehlloec, Ivançishtë dhe Dushegubicë Për këtë rajon janë angazhuar 8 makina.
Apel për qytetarët
Ju lutemi të mos parkoni në karrexhatë dhe të mundësoni lëvizje të papenguar të mekanizimit, për pastrim më të shpejtë të rrugëve. Komuna e Kërçovës do të vazhdojë me aktivitetet në terren dhe do ta informojë me kohë publikun për zhvillimet e mëtejshme të gjendjes.