Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për vlefshmëria e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se me datë 03.03.2026 përfundon vlefshmëria e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Për këtë arsye, i rikujtojmë të gjithë qytetarët që kanë paraqitur kërkesë për legalizimin e objekteve pa leje pranë Komunës së Kërçovës, ndërsa procedura e tyre është në ndërprerje, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për plotësimin e kërkesave të tyre, me qëllim zgjidhjen e tyre.

I ftojmë të gjitha palët e interesuara dhe kërkuesit që në kohë të drejtohen pranë Komunës së Kërçovës, të informohen për statusin e kërkesës së tyre dhe të dorëzojnë dokumentacionin shtesë.

Në të kundërt, nëse kërkesat nuk plotësohen në afat, ato do të refuzohen në përputhje me dispozitat ligjore.

Back to top