Aktivitete pune në pika kyçe në l. Sushica bashkë me drejtorin e ri të NP “Komunalec” z-ri Bojan Stojkoski
Në kuadër të ditës së sotme, së bashku me drejtorin e sapozgjedhur të NP “Komunalec”, z. Bojan Stojkoski, realizuam inspektim në disa pika kyçe të aktiviteteve të punës së një pjese të të punësuarve.
Aktiviteti i tyre i parë i përbashkët sot ishte inspektimi në aksionin për pastrimin e shtratit të lumit Sushica, i cili paraqet shembull të vërtetë se si duhet të funksionojnë institucionet kur interesi i qytetarëve është në plan të parë.
Pastrimi i Sushicës nuk është vetëm një operacion teknik. Ai është investim dhe masë parandaluese për qytetarët e Kërçovës nga përmbytjet dhe njëkohësisht mirëmbajtje e kujdesshme e hapësirës që u takon të gjithëve.
Ky është një fillim inkurajues. Fillim që sjell shpresë se institucionet do të punojnë më me përgjegjësi, më me efikasitet dhe me kujdes të vërtetë ndaj qytetarëve.
Ky shembull tregon se si me bashkëpunim, vizion dhe vepra konkrete mund të ndërtohet një Kërçovë më e mirë. Kur hapat e parë janë të sigurt dhe të ndershëm, atëherë edhe e ardhmja bëhet më e qartë — hap pas hapi, ditë pas dite.