Takim punues i kryetarit D-r Aleksandar Jovanovski me drejtorin e NPK “Komunalec” – Kërçovë, z. Bojan Stojkoski, bashkë me bashkëpunëtorët z-njusha Antoaneta dhe z. Aleksandar Mickoski
Në takim u diskutua për aktivitetet aktuale të NPK “Komunalec”, sfidat me të cilat përballet ndërmarrja publike, si dhe planet e ardhshme për përmirësimin e shërbimeve komunale në qytet.
Theksi i veçantë u vu mbi mirëmbajtjen e higjienës publike, menaxhimin e mbeturinave, rregullimin e hapësirave të gjelbra dhe modernizimin e infrastrukturës. Bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe NPK “Komunalec” është me rëndësi thelbësore për krijimin e një mjedisi të pastër, të rregullt dhe funksional për të gjithë qytetarët.
Komuna e Kërçovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe veprimin e përbashkët në interes të qytetarëve, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qytetit.