Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim produktiv me drejtorët e shkollave në Komunën e Kërçovës

Sot Kryetari i Komunës zhvilloi një takim pune produktiv me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në territorin e Komunës së Kërçovës, ku u trajtuan sfidat dhe prioritetet aktuale në arsim, si dhe masat për përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.

Lajm i mirë për ngrohjen: Së shpejti do të tejkalohet problemi me sistemin e ngrohjes në shkollat “Drita” dhe “Mirko Mileski”, ku ngrohja do të kalojë në energji elektrike në vend të naftës.

Me këtë ndryshim do të arrihet:

  • ngrohje më e qëndrueshme dhe më efikase
  • ulje e ndjeshme e ndotjes së mjedisit
  • kushte më të mira për punë dhe mësim
Back to top