Për shkak të reshjeve të dendura dhe përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes në terren, Komuna e Kërçovës organizoi menjëherë një ndërhyrje të koordinuar për përballimin e pasojave nga përmbytjet dhe për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës së tyre
Në terren janë angazhuar ekipe dhe mekanizëm, me veprime të orientuara drejt pikave më kritike, konkretisht:
- pastrimi i korridoreve të drenazhimit dhe segmenteve kritike,
- largimi i depozitimeve, baltës dhe mbeturinave që bllokojnë rrjedhjen,
- hapja dhe pastrimi i kanaleve dhe kalimeve ujore,
- pompimi i ujit dhe sigurimi i qasjes deri te amvisëritë e rrezikuara, aty ku kushtet e lejojnë.
Ndërhyrjet po realizohen në koordinim të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me JPK “Komunalec” – Kërçovë dhe Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Kërçovë. Në vendngjarje janë të pranishëm edhe komandanti Filip Mitreski, deputeti Gjorgjia Sajkoski, kryetari i komunës Dr. Aleksandar Jovanovski dhe drejtori Bojan Stojkoski, me qëllim marrjen në kohë të vendimeve dhe shpërndarjen më efikase të resurseve.
Komuna e Kërçovës u bën thirrje qytetarëve:
- të mos lëvizin nëpër zona të përmbytura dhe të shmangin segmentet me rrezik,
- të mos pengojnë mekanizmin dhe ekipet gjatë punës,
- të njoftojnë nëse vërejnë pika të reja kritike ose rrezik për amvisëritë.
Komuna e Kërçovës mbetet plotësisht e angazhuar dhe do të vazhdojë me aktivitete intensive deri në stabilizimin e gjendjes. Publiku do të informohet rregullisht përmes kanaleve zyrtare.