Ftesë
Të nderuar,
Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Kryetari i Komunës së Kërçovës Dr. Aleksandar Jovanovski organizon një ceremoni solemne për të shënuar këtë ditë me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore.
Do të ishte kënaqësi dhe nder i veçantë që të merrni pjesë në këtë ngjarje, së bashku me kolegët dhe bashkëpunëtorët tuaj.
Vendndodhja: Këshilli i Komunës së Kërçovës
Data: 21.11.2025 (e premte)
Ora: 10:30
Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme.