Ftesë
Kryetari i Komunës së Kërçovës fton të gjithë Sipërmarrësit e qytetit që të marrin pjesë në takimin konsultativ kushtuar hartimit të Buxhetit të Komunës së Kërçovës për vitin 2026.
Takimi do të mbahet më 19.11.2025 (e mërkurë), në ora 13:00, në ambientet e Këshillit të Komunës së Kërçovës.
Qëllimi i këtij takimi është që së bashku me komunitetin e biznesit të evidentojmë prioritetet zhvillimore, nevojat reale dhe propozimet konkrete, me synim përgatitjen e një buxheti gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt rritjes ekonomike lokale.
Pjesëmarrja Juaj është shumë e rëndësishme.