Komuna e Kërçovës e informon opinionin publik për procedurën dhe mënyrën e pagesës së mjeteve për këshillat zgjedhore që realizuan zgjedhjet lokale të vitit 2025
Nga buxheti i Komunës janë paguar 50 për qind të shumës së përgjithshme, në përputhje me detyrimin ligjor, dhe për këtë janë njoftuar kryetarët e këshillave zgjedhore.
Pjesa e mbetur prej 50 për qind e mjeteve është integruar në Propozim-Buxhetin e Komunës së Kërçovës për vitin 2026, i cili tashmë është dërguar te këshilltarët e Këshillit të Komunës së Kërçovës dhe pritet të miratohet para përfundimit të këtij viti kalendarik.
Gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm do të kryhet pagesa e pjesës së mbetur për anëtarët e këshillave zgjedhore.