Komuna e Kërçovës njofton opinionin publik se Kryetari i Komunës ka emëruar drejtorin e ri të Ndërmarrjes Publike “Komunalec” – Kërçovë
Me këtë vendim, z. Bojan Stojkoski merr detyrën e drejtorit të NP “Komunalec”, me mandat të plotë dhe përgjegjësi të drejtpërdrejta për menaxhimin, funksionimin dhe avancimin e shërbimeve publike që kjo ndërmarrje u ofron qytetarëve të Komunës së Kërçovës.
Komuna e Kërçovës i uron z. Stojkoski suksese në detyrën e re dhe pret që puna e tij të kontribuojë në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve komunale.