Komuna e Kërçovës informon se ekipet e NPK “Komunalec”, së bashku me mekanizimin e angazhuar, janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë aktivisht në pastrimin e borës dhe sigurimin e qarkullimit të lirë në rrugë në të gjithë territorin e komunës – në qytet dhe në të gjitha vendbanimet
Prioritet kanë rrugët kryesore, qasjet drejt institucioneve shëndetësore dhe publike, shkollave dhe pikat kritike
Ndërhyrjet kryhen vazhdimisht, në përputhje me kushtet dhe intensitetin e reshjeve
Gjendja monitorohet dhe veprohet sipas njoftimeve dhe nevojave në terren
Apel për qytetarët:
- të ngasin me kujdes dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës
- të mos parkojnë në karrexhatë dhe të mundësojnë lëvizjen e papenguar të mekanizimit
- të kenë kujdes gjatë lëvizjes në trotuare dhe në pjesët e pjerrëta
Komuna e Kërçovës do të vazhdojë me aktivitete të shtuara deri në stabilizimin e plotë të gjendjes.