Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Komuna e Kërçovës sot filloi aksionin për pastrimin e deponisë ilegale në fshatin Vraneshticë

Me këtë aktivitet hiqen mbeturinat që prej vitesh e kanë dëmtuar mjedisin dhe shëndetin e banorëve.
Pas përfundimit të pastrimit, do të fillohet me rekonstruksionin e rrugës që të çon në fshatin Vraneshticë, me qëllim të sigurohet lëvizje më e sigurt dhe më cilësore për të gjithë banorët dhe vizitorët.

Ky është pjesë e angazhimit tonë për:

  • përmirësimin e kushteve të jetesës,
  • mbrojtjen e natyrës,
  • dhe krijimin e infrastrukturës moderne në të gjitha vendbanimet.

I ftojmë qytetarët ta mbështesin aksionin dhe së bashku të kontribuojmë për një komunë të pastër dhe të rregullt.

Back to top