Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Festivali “Dita jonë” – Edicioni IX- dedikuar mërgimtarëve tanë

Kalaja e qytetit e mbushur përplotë me fëmijë duke ndjekur Feativalin “ Dita jonë “, sivjet me një organizim më të veçantë. Pjesëmarrja e fëmijëve të mërgimtarëve e begatuan mbrëmjen festive me këngë e mrekullueshme kushtuar Uskanës. Interpretimi fantastik i fëmijëve të Kopshtit “ Dallëndyshet “, për herë të parë në skenën e Festivalit mbarëkombëtarë dhuroi kënaqësi për publikun e pranishëm. Mysafirët nga Kosova, kori “Okarina” nga Prishtina, Ansambli “ Anamorava “ pasuruan programin me këngë e valle shqipe. Falënderojmë Shoqatën “ Kult “ dhe Kopshin e fëmijëve “ Dallëndyshet “ për angazhimin dhe realizimin e programit për fëmijë i cili u mbajtë nën përkujdesjen e Komunës së Kërçovës dhe finansuar nga Ministria e Kulturës së RMV-së.

Back to top