Përmirësime infrastrukturore në komunën tonë
Gjatë ditës së djeshme u realizua rikonstruksioni i një pjese të rrugës Çellopek – Rabetinë, me ç’rast u përmirësua dukshëm siguria dhe qasja për banorët dhe të gjithë ata që e përdorin këtë drejtim çdo ditë.
Komuna e Kërçovës vazhdon me planin e saj për zhvillim të qëndrueshëm infrastrukturor – hapi i radhës është rikonstruksioni i rrugës drejt fshatit Patec, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për banorët dhe përforcimin e lidhjes së brendshme lokale.