Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetari i Komunës së Kërçovës zhvilloi një takim pune me z. Salko Kuc

Me qëllim vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndëretnik në komunë, Kryetari i Komunës së Kërçovës zhvilloi një takim pune me z. Salko Kuc, Koordinator Kombëtar për Bashkëpunim Ndëretnik dhe Ndërsektorial. Në takim u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të gjitha komuniteteve etnike dhe fetare, forcimin e besimit dhe respektit të ndërsjellë, si dhe për aktivitete shtesë që do të kontribuojnë në një bashkëjetesë më të mirë dhe kohezion shoqëror në komunën tonë.

Komuna e Kërçovës mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një komuniteti gjithëpërfshirës, solidar dhe të bashkuar, ku diversiteti është vlerë, ndërsa bashkëpunimi është themel i progresit.

Back to top