Kryetari i Komunës së Kërçovës, Dr. Aleksandar Jovanovski, sot nënshkroi vendimet për dhënien e mbështetjes financiare njëherëshe për nxënësit në vitin shkollor 2024/2025
Me këtë masë, Komuna e Kërçovës siguron mjete për nxënësit e shkollave komunale dhe të mesme që marrin pjesë në gara në nivel shtetëror, me qëllim të nxitjes së punës, talentit dhe arritjeve të tyre.
Kjo mbështetje është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Komunës për të investuar tek të rinjtë dhe suksesi i tyre, si dhe për krijimin e kushteve për zhvillimin e arsimit dhe afirmimin e nxënësve në nivel kombëtar.