Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

U ndanë bursat për studentët për vitin akademik 2025/2026  

Sot, me nderim të veçantë dhe me një gëzim të madh personal, krahas familjeve të tyre krenare, së bashku ndamë një moment me rëndësi të veçantë, i cili flet për vlerën e punës dhe të dijes – ndarjen e bursave të merituara për studentët që i plotësuan kushtet dhe u veçuan si të rinjtë më të suksesshëm dhe më të përkushtuar të qytetit tonë, për vitin akademik 2025/2026.

Secili prej tyre është shembull i punës, këmbënguljes dhe dëshirës për dije, e pikërisht këto vlera janë themeli i një shoqërie më të fortë dhe më të zhvilluar.

Ndarja e bursave nuk është vetëm një akt formal, por një kujtesë se së bashku mund të krijojmë një të ardhme në të cilën të rinjtë do të qëndrojnë, do të zhvillohen dhe do të kontribuojnë për qytetin e tyre.

Suksesi i tyre është fitorja jonë e përbashkët dhe një motiv i përditshëm që të punojmë edhe më shumë dhe më mirë. Në të ardhmen, do të angazhohem fuqishëm që të rrisim financimin për bursa dhe të krijojmë kushte edhe më të mira për arsim, duke siguruar që çdo i ri i talentuar të ketë mundësi të arrijë sukses këtu, në vendlindje.

Përveç tyre, mbështetje morën edhe studentët që i përkasin kategorive sociale, me qëllim që asnjë i ri të mos mbetet pas për shkak të gjendjes ekonomike.

Edhe një herë, shpreh urimet më të sinqerta dhe ju dëshiroj shumë suksese në të ardhmen!

Back to top