Sot realizuam një takim konstruktiv dhe të frytshëm me biznesmenë dhe afaristë nga degë të ndryshme të Komunës së Kërçovës
Diskutuam rreth sfidave aktuale ekonomike, mundësive zhvillimore dhe drejtimeve për përmirësimin e ambientit lokal të biznesit.
Në takim ishte i pranishëm edhe ish-ministri i financave, z. Zoran Stavreski, ekspertiza dhe përvoja e të cilit kontribuuan në një diskutim më cilësor dhe në shkëmbim të ideve.
Bisedimet ishin të orientuara drejt mbështetjes së sipërmarrjes, krijimit të kushteve më të mira për investime dhe hartimit të përbashkët të zgjidhjeve që do të nxisin zhvillimin ekonomik në rajonin e Kërçovës, ku diskutimin produktiv e udhëhoqi drejtuesi “ZHEL” pranë Komunës së Kërçovës, z. Darko Belevski.
Takimi përfundoi në një atmosferë pozitive, me përcaktimin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të shkëmbyer iniciativa me interes për komunitetin lokal dhe ekonominë.
Komuna është vend për të gjithë, e hapur, gjithëpërfshirëse dhe e orientuar drejt mbështetjes për çdo qytetar.