Sot, Komuna e Kërçovës siguroi dhe shpërndau ndihmë materiale për familjet e prekura nga përmbytjet
Sot, Komuna e Kërçovës, në bashkëpunim me një kompani shoqërisht të përgjegjshme dhe me NPK “Komunalec”, siguroi dhe shpërndau ndihmë materiale për familjet e prekura nga përmbytjet.
Solidariteti dhe kujdesi për qytetarët janë prioriteti ynë.
Do të vazhdojmë me mbështetje dhe aktivitete në terren, me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të pasojave.