Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot ndërmarrja publike komunale “Komunalec” ka zhvilluar një aksion të gjerë pastrimi përgjatë magjistrales hyrëse në qytet

Ekipet e higjienës komunale kanë punuar intensivisht në pastrimin e rigolave, mbledhjen e gjetheve të rëna dhe largimin e dheut e mbetjeve të tjera që pengonin qarkullimin dhe grumbulloheshin anës rrugës. Aksioni i sotëm është realizuar në segmentin nga “Mulliri” deri te ish “Shtrafara”, ku është pastruar i gjithë brezi rrugor dhe korsia anësore.

Punimet do të vazhdojnë edhe nesër, kur ekipet e NPK “Komunalec” do të jenë të angazhuara në aksin nga ish “Shtrafara” deri te stacioni i autobusëve, me qëllim që e gjithë magjistralja të pastrohet dhe të jetë e sigurt dhe e rregullt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Në këtë aksion janë angazhuar rreth 30 të punësuar, të cilët gjatë gjithë ditës kanë punuar në terren me mjetet dhe kamionët e ndërmarrjes.

Pastrimi i rregullt i rrugëve nuk është vetëm çështje estetike, por edhe siguri dhe mbrojtje e mjedisit. Falënderojmë ekipet e NPK “Komunalec” për punën e tyre të palodhshme dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që ta ruajnë pastërtinë dhe të respektojnë hapësirën publike – një qytet i pastër është përgjegjësi dhe pasuri e të gjithëve.

Back to top