Sot u realizua një vizitë në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës pranë IPSH „Spitali i Përgjithshëm“ – Kërçovë, ku nëna Rabija gjatë natës solli në jetë foshnjën e parë në vitin e ri 2026
Ky moment i gëzueshëm përfaqëson një fillim të bukur të vitit dhe solli gëzim si për familjen, ashtu edhe për opinionin më të gjerë në Komunën e Kërçovës.
Në emër të Komunës së Kërçovës, familjes Zejnoski iu dhurua një dhuratë simbolike dhe mbështetje financiare, me urime për shëndet të mirë, lumturi dhe mirëqenie. Vajzës së porsalindur i uruam një fëmijëri të qetë, të mbushur me shëndet, gëzim dhe suksese.
Komuna e Kërçovës i shpreh urimet më të sinqerta familjes dhe u dëshiron edhe shumë çaste të bukura dhe të gëzueshme.