Demant – njofim
Në interes të publikut, Komuna e Kërçovës i njofton qytetarët se thashethemet që po përhapen në publik për “krijimin e një deponie të egër” në Kërçovë dhe rrethinën e Kërçovës janë të pavërteta.
Komuna e Kërçovës, as edhe NP “Komunalec” – Kërçovë, nuk organizojnë dhe nuk lejojnë krijimin e deponive të egra. Shërbimet kompetente veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e përcaktuara për menaxhimin e mbeturinave.
Qytetarët mund të jenë të qetë se aktualisht mbeturinat po deponohen përkohësisht në deponinë në Rusino, ndërsa në periudhën në vijim deponimi do të realizohet në Deponinë Rajonale Novaci, në përputhje me organizimin e planifikuar dhe zgjidhjet e dakorduara për menaxhimin rajonal të mbeturinave.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos u besojnë dezinformatave dhe spekulimeve dhe të informohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të Komunës dhe të NP “Komunalec”.