Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

CNVP Maqedonia e Veriut shpall thirrjen e tretë të hapur për grante si pjesë e projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Korab-Koritnik, Sharë dhe Alpet Shqiptare”. financuar nga Fondi i Natyrës “Prespa – Ohër” PONT

Ekipi i CNVP Maqedonia e Veriut organizon dy sesione informuese në kuadër të thirrjes për grante për korridoret ekologjike si pjesë e projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Sharë, Korab-Koritnik dhe Alpet Shqiptare”, i mbështetur financiarisht nga Prespa Ohrid Nature Trust – PONT.

Ftojmë të gjithë aplikantët e interesuar të marrin pjesë në sesionin që u përshtatet më shumë dhe të mësojnë rreth procesit të aplikimit dhe kushteve të grantit.

Orari i sesioneve informative:

  • 01 Tetor – ora 11:00 – 12:30 – Komuna e Strugës
  • 03 Tetor – ora 11:00 – 12:30 – Komuna e Kërçovës (Salla e Këshillit Komunal).

Gjatë sesioneve informuese, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje në lidhje me thirrjen për grant dhe të marrin përgjigje të drejtpërdrejtë nga ekipi i projektit CNVP.

Të gjitha informacionet rreth procesit të aplikimit mund të gjenden në linkun e mëposhtëm:
CNVP

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 21 Tetor 2024.

Back to top