Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

D-r Aleksandar Zhivko Jovanovski ka lindur më 1 prill 1976, jeton dhe punon në qytetin e Kërçovës, me të cilin është thellësisht i lidhur me zemër, profesion dhe vizion. Ai është njeri që gjithë jetën ia ka kushtuar njerëzve – fillimisht si mjek, e sot si kryetar komune i përkushtuar për të mirën e komunitetit të tij.

Që në moshë të re, Aleksandri ka treguar interes për proceset shoqërore dhe angazhim aktiv qytetar. Që nga ditët e shkollës së mesme ka qenë anëtar aktiv i partisë VMRO-DPMNE, ku ndër vite është pjekur si person dhe si punonjës publik me vetëdije të thellë për rëndësinë e ndershmërisë, përkushtimit dhe unitetit në shoqëri.

Arsimin e ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku ka diplomuar në drejtimin “Mjekësi e përgjithshme”. Pas përfundimit të studimeve, karrierën e tij profesionale e ka filluar në vitin 2006 si profesor i lëndëve mjekësore në shkollën e mesme SHMK “Mirko Mileski” në Kërçovë. Në këtë rol, me dashuri dhe durim ua ka përcjellë dijen gjeneratave të ardhshme, duke lënë pas vetes breza nxënësish që sot punojnë në sektorin e shëndetësisë në mbarë shtetin.

Që nga viti 2013, Dr. Jovanovski e vazhdon misionin e tij si mjek amë në institucionin privat shëndetësor “Draga-Medika” në Kërçovë. Në komunitetin mjekësor njihet si mjek i kujdesshëm, i ndërgjegjshëm dhe human, gjithmonë i qasshëm për pacientët e tij dhe i njohur për qasjen e tij profesionale, por edhe njerëzore. Me empati dhe respekt të jashtëzakonshëm, ai kujdeset çdo ditë për shëndetin e bashkëqytetarëve të tij, duke besuar se fuqia e vërtetë e një mjeku qëndron në dashurinë dhe kujdesin ndaj njeriut.

Në jetën private, Dr. Aleksandar Zhivko Jovanovski është familjar, bashkëshort i Lindita Limani Jovanovska dhe baba krenar i tre fëmijëve: Jana, Zhivko dhe Dafina. Familja është mbështetja më e madhe dhe burim frymëzimi për të. Njihet si njeri me vlera të thella morale, i ndershëm dhe modest, që gjithmonë qëndron pas fjalëve dhe parimeve të tij.

Në tetor të vitit 2025, me besim të madh nga qytetarët, u zgjodh kryetar i Komunës së Kërçovës. Fitorja e tij përfaqëson simbolin e një energjie të re dhe të një shprese për qytetin. Me besim të sinqertë në bashkësinë dhe solidaritetin, Dr. Jovanovski e ndërton bazën e punës së tij mbi tre shtylla: ndershmërinë, zhvillimin dhe unitetin.

Si kryetar komune, ai do të angazhohet për jetesë me respekt të ndërsjellë mes të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik apo fetar. Nën udhëheqjen e tij, Kërçova tashmë po bëhet shembull i harmonisë multietnike dhe i një qyteti modern evropian që ecën përpara me dinjitet.

Me modesti, punë dhe humanizëm, Dr. Aleksandar Zhivko Jovanovski lë përshtypjen e një njeriu që gjithmonë i dëgjon njerëzit dhe punon me ta, e jo mbi ta. Për të, funksioni nuk është qëllim, por përgjegjësi – përgjegjësi me dashuri dhe ndërgjegje për të punuar për të gjithë qytetarët e Kërçovës.

Back to top