(FOTO) Kryetari i Komunës së Kërçovës, Dr. Aleksandar Jovanovski dhe Këshilli i ri komunal nga dje zyrtarisht filluan detyrën në shërbim të qytetarëve
Më datë 10.11.2025, Dr. Aleksandar Jovanovski zyrtarisht mori funksionin e Kryetarit të Komunës së Kërçovës në objektin komunal të qytetit të Kërçovës. Me një ceremoni modeste dhe urime nga të punësuarit, duke përcjellë përshëndetje të përzemërta për një fillim të suksesshëm, me shumë shëndet, fat dhe begati në punën e frytshme, u shënua një kapitull i ri për qytetin e Kërçovës.
Edhe këshilltarët e rinj morën vërtetimet e tyre për mandatin katërvjeçar, ndërsa në një atmosferë harmonike ndodhi edhe dorëzimi i detyrës nga kryetari i deritanishëm Fatmir Dehari, i cili i dëshiroi sukses në punë dhe shumë shëndet, duke i dorëzuar një dhuratë modeste nga qyteti i Kërçovës, të gdhendur me urim për punë të suksesshme.
Galeria fotografike nga ngjarja: