Aktivitete të NPK “Komunalec” – Kërçovë
Gjatë ditës së sotme, Ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec” vazhdoi me aksionin e pastrimit të pjesës së dytë të rrugës magjistrale përgjatë hyrjes në qytet – në segmentin nga ish “Shtrafara” deri te Stacioni i Autobusëve.
Me këto aktivitete mundësohet dukshmëri më e mirë dhe siguri për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, si dhe pamje e rregullt dhe e pastër e hyrjes në qytet.
NPK “Komunalec” mbetet e përkushtuar ndaj mirëmbajtjes së rregullt të higjienës publike dhe infrastrukturës, me qëllim krijimin e një mjedisi të rregullt dhe funksional për qytetarët e Kërçovës.