Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Aksioni për pastrimin e magjistrales vazhdon!

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Dr. Aleksandar Jovanovski, së bashku me drejtorin e NP “Komunalec” Kërçovë, z. Bojan Stojkoski, sot ishin të pranishëm në terren dhe ndoqën personalisht se si po zhvillohen aktivitetet, me qëllim sigurimin e punës efikase dhe të koordinuar.

Ekipet e NP “Komunalec” Kërçovë po punojnë aktivisht në segmentin nga “Mlini” drejt lagjes Gorica, me synim që të sigurohet një mjedis më i pastër, më i sigurt dhe më i rregullt për të gjithë qytetarët.

Me aksione të tilla, Kërçova ecën drejt një qyteti më të rregulluar dhe bashkëkohor – prandaj ta ruajmë mjedisin e përbashkët dhe secili të kontribuojë me shembullin e tij!

Back to top