Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Jubilari i 80 vjetorit të Kryqit të Kuq

Faleminderojmë Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut-Organizatën komunale Kërçovë!

Në emër të Komunës së Kërçovës, ju falënderoj për zgjedhjen e qytetit tonë si vendin e festimit të 80-vjetorit tuaj në Maqedoninë e Veriut. Është një nder i veçantë për ne që ishim nikoqirë të kësaj ngjarjeje historike.

Vlerësojmë rolin tuaj të pazëvendësueshëm në ndihmën humanitare dhe solidaritetin me komunitetet në nevojë. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për ndarjen e pllakës jubilare, një çmim që përfaqëson bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet komunës sonë dhe organizatës suaj të respektuar.

Shpresoj që ky përvjetor të frymëzojë edhe më tej misionin tuaj fisnik në shërbim të njerëzimit.

Back to top