Kontriboni me propozimet e Juaja për Buxhetin e Komunës së Kërçovës për vitin 2025
Pjesmarrje në Hartimin e Buxhetit Komunal për vitin 2025
Te nderuar,
Komuna e Kërçovës ju njofton se ka filluar aktivitetet për Hartimin e Buxhetit Komunal për vitin 2025.
Në këtë kontekst duke parë të arsyeshme nevojën dhe mënyrën për të qenë më transparent dhe inkuadirimit e të gjithëve në këtë proces fton të gjithë:
- Qytetarët
- Bashkësitë lokale
- Shoqatat
- Organizatat joqeveritare
- Mediumet dhe të gjithë institucionet tjera publike që të kyçen dhe në formë të shkruar nëpërmjet
Ideve, propozimeve dhe projekteve të na ofrojnë të njëjtat dhe po ato të cilat do të jenë në interes dhe dobi të qytetarëve ne si institucion të bëjmë përzgjedhjen e tyre dhe ti inkorporojmë në buxhetin e vitit 2025.
Për propozimet idetë dhe interesimin tuaj, ju ftojmë që në platformën e hartuar nga Komuna e Kërçovës të na shkruani në formën e paraqitur më poshtë.