Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje publike

Komuna e Kërçovës në partneritet me Shoqatën Qendra për Iniciativë Qytetare Prilep, në kuadër të Projektit: “Pilotimi i programit për mbështetje të përgjegjshme sociale” e financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, themeloi një fond social për përkrahjen e romëve dhe grupe të tjera të margjinalizuara.
Dokumentacioni i plotë që duhet të dorëzojë çdo person i interesuar si dhe kushtet që duhen plotësuar janë renditur në vijim:

THIRRJE PUBLIKE – Procedura, kushtet dhe dokumentet e nevojshme për shlyerjen e borxhit

Kërkesat për shlyerjen e borxheve qytetarët do ti dorëzojnë në komunën e Kërçovës dhe pranimi i kërkesës do të të vendoset nga një komision i veçantë. Komisioni do të përbëhet nga 5 persona: përfaqësues nga komuna e Kërçovës, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale Kërçovë, përfaqësues nga sektori i OJQ-re nga një organizatë rome, përfaqësues nga sektori i OJQ-ve nga një organizatë për personat me aftësi të kufizuara dhe një jurist.

Do të jetë e mundur të paraqisni kërkesa për përpunimin e borxheve të krijuara që nga 01.11.2020 deri më 31.10.2021, në bazë të energjisë elektrike të konsumuar dhe borxheve për shërbimet komunale.

Duke filluar nga 8.11.2021, qytetarët (nëse i përkasin kategorisë së parashikuar) do të mund të paraqesin kërkesë për shlyerjen e borxheve të bëra deri më 30 tetor 2021, për:

• Energji elektrike në EVN;
• Shërbimet komunale

Fituesit do të jenë të angazhuar me punë publike, si dhe për të kryer punë sezonale dhe të tjera të përkohshme në përputhje me Ligjin për marëdhënie pune, nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes lokale, nga ndërmarrjet publike dhe institucionet publike si dhe punëdhënësit nga sektori privat, përveç pensionistit, gruas gjatë shtatzënisë dhe nënave të reja deri në 9 muaj në pushim lindjeje, personi i paaftë për të punuar për shkak të moshës së vjetër, paaftësisë ose sëmundjes, nxënës dhe student.

Gjatë angazhimit në punë, përfituesit duhet të sigurohen nga organizatori i punës në bazë të aftësisë së kufizuar dhe dëmtimit trupor, dëmtimit në punë ose sëmundjes profesionale.

Ju mund të aplikoni për shlyerjen e borxhit nëse plotësoni një nga kushtet e mëposhtme:

• nëse jeni përfitues i ndihmës financiare sociale (romë dhe grupe të tjera të margjinalizuara)

Ose

• jeni person i cili ka hasur në vështirësi financiare për shkak të invaliditetit ose sëmundjes së rëndë (romë dhe grupe të tjera të margjinalizuara). Sëmundja e rëndë në këtë kategori përfshin sëmundjet malinje dhe vaskulare cerebrale. Kushti është:

Aplikimi bëhet në komunën e Kërçovës, dhe duhet të keni me vete dokumentet e mëposhtme:

• Kopje të letërnjoftimit tuaj,

• Dokument për marrësin e Ndihmës Minimale të Garantuar (Lëshuar nga Qendra për Çështje Sociale)
Familja që është materialisht e pasigurt dhe nuk zotëron pronë dhe të drejta pronësore që mund të mbështeten ka të drejtën e ndihmës minimale të garantuar.

• Dokument për paaftësi për punë,vërtetohet me vlerësim dhe mendim i komisionitprofesional për përcaktimin e paaftësisë për punë i themeluar nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor
Si përjashtim, i paaftë për punë konsiderohet një person, lloji dhe shkalla e aftësisë së kufizuar e të cilit përcaktohet nga një konstatin, vlerësim dhe mendim i një organi profesional, përcaktuar në përputhje me këtë ligj (nëse personi nuk është në gjendje të punojë)

• Pëlqim me shkrim nga ana e juaj për të siguruar të dhëna për statusin dhe borxhin tuaj nga institucionet kompetente dhe kreditorët. Formulari i pëlqimit me shkrim do t’ju jepet në komunën e Kërçovës

• Nëse borxhi juaj është për energji elektrike ose shërbime komunale, domosdoshmërisht siguroni kopje të faturës së fundit të energjisë elektrike / shërbimeve komunale.

Gjithashtu, në varësi të arsyes pse po kërkonishlyerjen e borxhit, duhet të keni gjithashtu këto dokumente:

  • nëse jeni një person me një sëmundje të rëndë, sigurohuni që të paraqisni dokumentacionin mjekësor nga i cili mund të përcaktohet diagnoza dhe data kur është diagnostikuar sëmundja;

Shpenzimet për faturat e papaguara të energjisë elektrike ose shërbimet komunale për person do të paguhen maksimumi deri në 5000 denarë

Mënyra e dorëzimit të dokumentacionit:

I gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet në Arkivin e Komunës së Kërçovës në një zarf të mbyllur të shënuar: “Dokumentacioni për përpunimin e borxhit”. Zarfat e mbyllur do të merren nga Arkivi i Komunës së Kërçovës dhe do të çertifikohen me një numër arkivor. Një kopje e numrit arkivor do t’i dorëzohet aplikuesit të dokumentacionit.

Dokumentacioni i plotë duhet të dorëzohet jo më vonë se 17.12.2021 deri në orën 16:00.

Back to top