Thirrje publike
KOMUNA E KËRÇOVËS
Në bazë të Programit për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2021 ( “Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 02/2021 ), Komuna e Kërçovës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2021, të caktuara për mbështetjen e shoqatave kulturore
Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2021, në pajtim me Programin për finansimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave kulturore për vitin 2021 nr.08-393/19 nga dt. 25.2.2021, mjetet e caktuara në shumë prej 2 200 000 den. për finansimin e aktiviteteve kulturore, do të bëhen në bazë të kritereve dhe përparësive sipas Metodologjisë nr. 08-600/24 nga dt.14.3.2016 të dhëna në këtë thirrje.
1.Lloji i projekteve që do të mbështeten
Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave kulturore, për projekte nga këto kategori:
Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për organizimin e festivaleve, shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme, financimi i manifestimeve kulturore, inkurajimin e krijimtarisë bashkëkohore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
2.Mjetet e parapara
Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2021, në shumë prej 2 200 000 den. edhe atë:
- Financimi i interesit lokal në kulturën e Komunës së Kërçovës, si dhe realizimi i këtij programi do të zhvillohet si vijon:
1. Organizimin e festivaleve në territorin e Komunës së Kërҫovës
2. Shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme
3. Financimi i manifestimeve kulturore
4. Inkurajimi i krijimtarisë bashkëkohore
5. Promovimi i trashëgimisë kulturore
6. Mbështetja e manifestimeve të të rinjëve me përmbajtje kulturore-artistike
dhe argëtuese – edukative
3.Dorzimi i raportit
Shoqatave kulturore do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2021 dhe pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, shoqatat do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve, deri te Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.
4.Kriteret themelore organizative
Kriteret themelore organizative të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat kulturore që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:
- Kapaciteti i organizatës
- Relevanca e aksionit të ndërmarrë
- Efektet në mjedis
- Qëndrueshmëria e projektit
- Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, pajisje, burime njerëzore)
- Konzistenca e projektit ( qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti )
- Ndarja e saktë e roleve të partnerëve
5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetare dhe fondacioneve:
Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:
- Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
- Buxhetaplikimin;
- Aktvendim për regjistrimin e shoqatave;
Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për proekt ose manifestim.
Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.
6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes
Afati për dorëzimin e paraqitjeve, është 20 ( njëzetë ) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.
Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:
Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri më 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave kulturore për vitin 2021.
Shoqatat kulturore pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe formularit për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë ose mëposht