Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje publike për të gjithë personat juridikë që kanë seli të firmës ose përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës

Në bazë të Ligjit për Taksa Кomunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 61/2004, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15  ,192/15, 23/2016 ,dhe 151/2021), përderisa në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.124/15 dhe 65/2018), Kryetari i Komunës lëshon këtë:

THIRRJE  PUBLIKE

Për të gjithë personat juridikë që kanë seli të firmës ose përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilët nuk është kryer dorëzim i rregullt i Aktvendimeve për vitin 2024, informohen që t’i ndërmarrin hapat vijuese:

  1. Firmat që kanë seli ose përfaqësi në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilat nuk është kryer dorëzim në mënyrë të rregullt nga mënyrat e parapara në pajtim me nenin 77 deri 86 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative janë të obliguar që t’i marrin Aktvendimet për TK, gjegjësisht titull të hapësirave afariste për vitin 2024, në hapsirat e Komunës së Kërcovës.
  2. Obligimet në pajtim me Aktvendimin për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste jeni të obliguar të bëni shlyerjen e obligimeve që janë të parapara me të njëjtin.

Obligimet mund t’i paguani në fletëpagesat vijuese:

 PranuesLlogaria e thesarit 
Banka e pranuesit Banka popullore e RM-së
 Llogaria 100000000063095
Nr. rend.Lloji i tatimitLlogaria e pagesësShifra e të ardhurave
1.Për titull të hapësirave afariste840-134-03210717112
2.Për njësi afariste840-134-03210717112

Kjo thirrje hyn në fuqi me ditën e shpalljes dhe llogaritet se pala është e njoftuar me shkrim për punën juridike. Për pasojat negative ( pagesa e kundërvullnetshme, dënim me mjete financiare, shpenzime shtesë etj.),  që eventualisht mund të shkaktohen, do të duhet t’i bartë vetë pala.

Në qoftë se keni realizuar pagesë, ndërkaq ende nuk janë të evidentuara, ose duhet të vijojë nivelizimi i tyre mbi bazën e tatimit, Ju lutemi që të drejtoheni në Komunën e Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, zyra nr. 50, për të dorëzuar provë për pagesën e realizuar, ose na kontaktoni në

e-mail adresën vijuese:

Rr. “Boris Kidriç” nr.1 – Kërçovë

Е-mail: kercova2013@yahoo.com

Back to top