Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje publike për personat juridikë

Në bazë të nenit 53 dhe 54 të Ligjin për Tatimin në Pronë (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 61/2004, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011, 84/2012, 188 / 13,154 / 2015, 192/15 , 23/16, 96/2019, 151/2021, 151/2022 dhe 153/2023), dhe konformë nenit 84 dhe 86 të Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 124/15 ), Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

Thirrje publike për personat juridikë

1.Komuna e Kërcovës ka kry shpërndarje të VËREJTJEVE  për  mos pagim të tatim në pronë për persona Juridik nga ku të gjithë personat juridikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës të cilat në bazë Ligjit për tatim në pronë janë obligues tatimorë, janë të obliguar të paguajnë tatimin në pronë.

Thirren të gjitha ata subjekte të cilët nuk kan pranuar Vretjen e shpërndarë nga ana e Komunës të paraqiten në zyrën për administrim të tatimeve dhe taksave komunale që të bëjnë pranimin e të njëjtës dhe të vazhdojnë me pagesën e obligimeve tatimore. Lista e personave juridik, Obligues tatimor që nuk kan pranuar Vrejtje për mos pagim të tatimt në pronë është e shapllur në web e Komunës së Kërcovës www.kercova.gov.mk

 Detyrimet mund të shlyhen me fletëpagesën e mëposhtme:

PranuesiLlogaria e Thesarit
Banka e pranuesitBanka Popullore e RM-së
Llogaria100000000063095
Nr.rend.Lloji i tatimitLlogaria pagesoreShifra kalimtare
1.Tatimi në pronë për personat juridikë840-134-02512713113

Kjo Thirrje publike kryhet përmes gazetës ditore e cila shpërndahet në gjithë territorin e shtetit, në Web faqen zyrtare të Komunës së Kërcovës, si dhe në Tabelën e shpalljeve, nga ku llogaritet se pala ështe e informuar në mënyrë të rregullt dhe se për pasojat negative (pagesa e dhunshme dhe pagesat shtesë etj.), të cilat eventualisht mund të paraqiten, pala është e obliguar që ti mbulojë vetë.

Në qoftë se, keni kryer pagesa që nuk janë evidentuar, ose nevojitet të bëhet nivelizim i tyre mbi bazën e borxhit, Ju lutemi t’i drejtoheni Komunës së Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, Zyra nr. 50 dhe 46, për të dorëzuar dëshmitë për pagesat e kryera, ose të na kontaktoni në e-mail adresën vijuese: kercova2013@yahoo.com

Back to top