Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje publike për ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist

Bazuar në nenin 22, paragrafi 1, pika 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 05//02), neni 3, paragrafi 1,  pika 3 nga Ligji për taksa komunale   (,,Gazeta  zyrtare e RM” nr. 61/04;  64/05;  92/07, 123/12,154/15,23/16 dhe 151/2021)  dhe  Vendimi për veprim me tavolinat dhe pajisjet për shërbime komerciale dhe ndërtimin e objekteve infrastrukturore në rajonin e Komunës së Kërçovës  nr.07-1188/5 nga dt.17.12.2010 “Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës “ nr 6/2006 dhe 12/2010 ) për shfrytëzimin e hapsirës para objekteve afariste për kryerjen e veprimtarisë, Komuna e Kërçovës shpall:

Thirrje publike

për  ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist

  1. Ftohen të gjithë  personat juridikë dhe fizikë  shfrytezuesë të sipërfaqeve publike, të regjistruar për kryerjen veprimtarisë në regjistrin përkatës, të parashtrojnë kërkesë deri te Komuna e Kërcoves për marrjen e lejes për vendosjen e elementeve për ekspozimin e prodhimeve, si dhe për kryerjen e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist;
  2. Afati i dorëzimit të kërkesave është deri 15 ditë që nga dita e shpalljes së Thirrjes publike në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës: www.kicevo.gov.mk, si dhe në mediat lokale në Komunën e Kërçovës. 
  3. Shfrytëzuesit e sipërfaqeve publike që nuk do t’i përgjigjen Thirrjes publike në afatin e caktuar, do të obligohen përveç taksës së rregullt të paguajnë edhe taksë të rritur prej 30%, në pajtim me Ligjin për taksa komunale;
  4. Kontrollin dhe inspektimin e shfrytëzuesve për posedim të lejeve dhe respektim të  kushteve të parapara në to, e kryejnë inspektorët kompetent komunalë, të cilët në pajtim me normat ligjore pozitive, përpilojnë procesverbal dhe shqiptojnë masa ndëshkuese.  
Back to top