Thirrje Publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës
Komuna e Kërçovës, në përputhje me Vendimin e Këshillit të Komunës së Kërçovës, nr. 07-975/12, të dt. 8.04.2015, (“Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës” nr. 4/2015) për themelimin e Këshillit Rinor, shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës
- Informacion i përgjithshëm
Me këtë thirrje publike, ftohen të gjithë të rinjtë që janë me vendbanim në Kërçovë dhe janë të moshës nga 15 deri në 29 vjeç, si dhe të gjitha organizatat rinore, organizatat shkollore dhe studentore, grupet rinore politike dhe format tjera të shoqatave rinore të regjistruara në Regjistrin qendrorë me seli në Kërçovë, për të nominuar kandidat-ët e tyre.
Këshilli Rinor Lokal (KRL) i Komunës së Kërçovës është organ këshillëdhënës i Komunës së Kërçovës, i cili përbëhet nga përfaqësues të rinj të formave të ndryshme të organizimit në Kërçovë, dhe ka rol këshillues dhe përfaqësues për çështje të interesit të të rinjve në vetëqeverisjen lokale.
Për Këshillin Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës zgjidhen shtesë 7 (shtatë) anëtarë. Anëtarët e Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës zgjidhen për një mandat prej 2 vjetësh me të drejtë edhe në zgjedhje të tjera.
Këshilli rinor lokal ka kryetarin dhe nënkryetarin e vet, të cilët zgjidhen nga radhët e anëtarëve të zgjedhur dhe që përfaqësojnë këshillin rinor lokal të komunës së Kërçovës para këshillit të komunës së Kërçovës dhe janë të ngarkuar për mbajtjen e komunikimit me zyrtarin për të rinj në komunën e Kërçovës.
1.1. Detyrat e Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës
– Propozon pika të rendit të ditës në Këshillin e Komunës së Kërçovës që kanë të bëjnë me të rinjtë;
– Inicon, merr pjesë dhe jep komente për procesin lokal strategjinë rinore dhe politika të tjera;
– Zhvillimi i një programi pune për të rinjtë,
– Kryen punë të tjera këshilluese dhe përfaqsuese në pajtim me Ligjin për pjesmarrje dhe politikë rinore.
2. Të drejtë për pjesëmarrje në Këshillin Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës
2.1. Kandidatët për anëtarësim në Këshillin Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës duhet të jenë banorë të territorit të Kërçovës dhe të jenë të moshës nga 15 deri në 29 vjeç. Të jetë kreativ dhe i aftë për punë individuale dhe ekipore dhe me përvojë në projekte.
2.2. Gjithashtu të drejtë për pjesëmarrje në Këshillin rinor lokal në komunën e Kërçovës kanë persona të rinj të nominuar nga rendet e:
– Organizatave rinore;
– Organizata për të rinj;
– Rinia politike;
– Organizatat shkollore dhe studentore;
– Forma të tjera të shoqatës rinore,
– Të ketë aktivitete në territorin e komunës së Kërçovës,
– Të ketë përvojë me aktivitete dhe projekte rinore;
3. Mënyra e regjistrimit dhe dokumentacioni i detyrueshëm
Për regjistrim në Thirrjen Publike, aplikantët janë të detyruar të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
– Biografia – CV, e kandidatit, (dokument jo më i gjatë se dy faqe);
– Letra motivuese – vizioni dhe programi i shkurtër i anëtarit që dëshiron të jetë pjesë e Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës, si dhe arsyet e kandidimit dhe
– Dëshmi se kandidatët e propozuar për anëtarë të Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës janë banorë të qytetit të Kërçovës dhe se janë të moshës 15 deri në 29 vjeçare.
– Vërtetim se janë nxënës/studentë, pra vërtetim i arsimit të përfunduar;
– Certifikata të marra nga kurse, trajnime, konkurse etj.
4. Mënyra e realizimit të thirrjes publike
Afati dhe mënyra e dorëzimit të aplikacioneve Thirrja publike publikohet në ueb faqen e komunës së Kërçovës (www.kicevo.gov.mk), në media të shkruara dhe në media elektronike.
Thirrja publike publikohet më 21.02.2024 dhe do të zgjasë 7 ditë kalendarike, më së voni deri më 29.02.2024 deri në ora 15:00.
Dokumentacionin e nevojshëm, aplikuesit e parashtrojnë në emailin zyrtar: kercova2013@yahoo.com ose në zarf të mbyllur në Arkivin e Komunës së Kërçovës, ose me postë në adresën: Boris Kidriq nr. 1, me shënimin: “Thirrje publike për anëtarë të rinj të Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës. Zarfi nuk duhet të përmbajë asnjë shenjë që mund të identifikojë kandidatin.
Komisioni nuk do të shqyrtojë aplikimet e dorëzuara me vonesë.
Për më shumë informacion rreth këshillave rinore lokale mund të lexoni dokumentet e mëposhtme:
1. Ligji për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, në dispozicion në: http://www.slvesnik.com.mk/Issues/862649465cf4432aadcb4119f52bfd81.pdf
2. Doracak për këshillat rinore lokale, i disponueshëm në: https://www.osce.org/mk/mission-to-skopje/491135