Thirrje publike për aplikim të subjektëve juridikë për realizim të vauçerëve
Në bazë të rregullores me nr. 03-2065/1 të datës 14.08.2024 pë realizim të vaucerve, Komuna e Kërçovës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për aplikim të subjektëve juridikë për realizim të vauçerëve
Zgjedhja e subjekteve juridikë për realizimin e vauçerëve të destinuar për blerjen e paisjeve shkollore per nxënsit e klasës së parë, do të bëhet në pajtim me kriteret e dhëna në këtë thirrje.
- Kriter bazë
Subjektet juridikë që merren me librat, në territorin e Komunës së Kërçovës. - Mjete të parapara
Shuma e mjeteve për këtë qëllim në pajtim me projektin janë të parapara 400.000,00 den., që do të jenë të realizuar me vauçerë. - Qëllimi i vauçerëve
Vauçerët do të shfrytëzohen për kompensim të shpenzimeve për paisje shkollore, për filloristët e klasë parë. - Dokumentacioni i nevojshëm
– Kërkesë për paraqitje të interesit për realizim të vauçerëve;
– Aktvendim nga Regjistri qëndror për veprimtari të regjistruar në pajtim me thirrjen publike. - Afati dhe mënyra e parashtrimit të Kërkesave
Afati për parashtrim të Kërkesave është dt. 20.08.2024.
Kërkesat me dokumentacionin e nevojshëm dorëzohen te Arkivi i Komunës së Kërçovës, rr.”Boris Kidriç” nr.2, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 15:00.
Kërkesat mund të merren nga Arkivi i Komunës së Kërçovës ose nga WEB faqja e Komunës së Kërçovës.
Shënim: Kërkesat me dokumentacionin e pakompletuar pas skadimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen.