Takim me të gjithë karvanin diplomatik të organizuar nga Byroja e Zhvillimit Rajonal dhe Ministria e Punëve të Jashtme
Me iniciativë dhe organizim të Byros për Zhvillim Rajonal dhe Ministrisë së Punëve të jashtme, sot në Komunën e Kërçovës zbarkoi i gjithë karvani diplomatik që ndodhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të pranishmit i priti kryetari i komunës Fatmir Dehari, ku i njoftoi për së afërmi për mundësitë dhe hapësirën që posedon dhe ofron Zona e Lirë Zhvillimore Teknologjike në qytetin tonë.
Kryetari i njoftoi për pozitën gjeostrategjike dhe sipërfaqet që ndodhen në atë zonë, respektivisht për dy zonat e lira që përfshjnë një hapësirë deri në 20 Hektarë, të ndara në gjithësej 7 blloqe.
Gjatë takimit u prezantuan dhe u promovuan potencialet ekonomike të kompanive vendase si dhe mundësitë investuese të rajoneve për të kontribuar në zhvillimin rajonal.