Takim me Kryeshefin e Policisë së Kërçovës
Në takimin e organizuar u diskutua për masat parandaluese që duhet të ndërmerren gjatë sezonit të verës dhe ardhjes së bashkëqytetarëve tanë nga diaspora, për të rritur sigurinë publike dhe sigurinë në trafik.
Vendosëm që të:
- Mbahet llogari për sigurinë publike
- Sigurinë në komunikacionin rrugor
- Të respektohet orari i kafiterive
- Të kihet kujdes me konsumimin e pijeve alkoolike
- Sallonet e dasmave të angazhohen për mirëmbajtjen dhe rregullshmërinë e veprimtarisë së tyre
- Gjatë ahengjeve, mos përdoren mjete piroteknike dhe krisma
- Administrata për nxjerrjen e dokumenteve personale të caktojë orar që të mos ketë vonesa
Ju mirëpresim në vendlindjen Tuaj.