Takim me drejtorin e Agjencisë për Zhvillim Rural në Bujqësi
Sot ne hapësirat e Komunës së Kërçovës patëm mysafir drejtorin e Agjencionit Për Zhvillim Rural në bujqesi z.Remzi Abdullai
Në kuadër të takimeve në komunat rurale, takimi i radhës ishte vizita në Komunën e Kërçovës.
Së bashku me drejtorin dhe përfaqsues nga komuna e Kërçovës realizuam takim me fermerët dhe blegtorët, shprehëm mbështetjen rreth procesit të aplikimit dhe informimit të procedurave për aplikim.
Poashtu shpalosëm thirrjet që janë në vijim, dhe ju ofruam mbështetje e ndihmë gjatë aplikimeve.
Ky takim ishte i dobishëm për të gjithë sidomos Për të pranishmit duke ofruar mundësinë për mbështetje e shërbim në çdo kohë.