Njoftim – Kërçova fillon me selektimin e mbeturinave sipas metodologjisë së re për të reduktuar deponitë dhe zvoglimin e ndotjes së ajrit dhe dheut
Të nderuar,
Komuna e Kërçovës, njofton se nga data 11.12.2024, e mërkurë, do të fillojë implementimi i selektimit të mbeturinave, në përputhje me Planin lokal të veprimit për trajtimin e mbeturinave. Selektimi fillimisht do të realizohet si projekt pilot në lagjen Deveana, ku planifikohet të shpërndahen kosha në më shumë se 300 familje. Aktiviteti në terren do të realizohet nga Ndërmarrja publike komunale e Kërçovës, e cila do të nënshkruajë kontrata të reja me banorët e lagjes dhe do t’i pajisë ata me koshat për selektim të llojeve të ndryshme të ambalazhit plastik dhe kanaçeve të aluminit. Sipas planit, këta kosha do të mblidhen një herë në muaj nga shtëpitë e qytetarëve dhe më pas do të kryhet selektimi dhe përpunimi i mëtejshëm i mbeturinave. Gjithashtu, gjatë aktivitetit, qytetarët do të njoftohen me rekomandimet dhe mënyrat për selektim, si dhe për përfitimet e kësaj metodologjie të selektimit.
Pas lagjes Deveana, Komuna e Kërçovës sëbashku me Ndërmarrjen publike komunale do të zgjerojnë shërbimin edhe për përdorues të tjerë, qytetarë dhe kompani nga Kërçova, ndërkohë që Komuna do të punojë paralelisht për rritjen e vetëdijes publike për reduktimin e mbeturinave dhe praktikat e riciklimit.
Selektimi i mbeturinave me metodologjinë e re në Kërçovë është shumë i rëndësishëm për komunën dhe qytetarët, pasi përmes selektimit dhe riciklimit dhe ripërdorimit të plastikës dhe kanaçeve të aluminit, të cilat janë mbeturina të pazgjidhshme, sigurohet ulja e ndotjes përmes zvogëlimit të deponive dhe emetimeve të dëmshme në ajër dhe dheun dhe mbrohen burimet natyrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për brezat e ardhshëm. Po ashtu, duke filluar procesin e selektimit në Kërçovë, sigurohet mundësia për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave.
Implementimi i selektimit të mbeturinave në Kërçovë si aktivitet është pjesë e projektit “Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal”, i cili ka për qëllim përmirësimin e praktikave për menaxhimin e mbeturinave në komunat dhe ndërmarrjet komunale të rajonit të Pellaqonisë dhe Jugperëndimit, në funksion të përmirësimit të shërbimeve për menaxhimin e mbeturinave komunale dhe kushteve për mjedisin në komunat e mbështetura, si dhe përgatitjen dhe mbështetje për komunat në implementimin e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave. Projekti realizon aktivitetet në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Bashkësinë e Njësive të Pushtetit Lokal (BNJVL), ndërsa I njëjti mbështetet nga Suedia.