Lajmërim
Në kuadër të aksionit “Ofrimi i ekzaminimeve shëndetësore falas për Romët me gjendje të rënduar sociale me anë të reduktimit të pasojave për shëndetin e tyre si rezultat i COVID-19” financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza II për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e romëve në nivel lokal”, Komuna e Kërçovës në bashkëpunim me IPSH Shtëpia e Shëndetit Kërçovë do të realizojë kontrolle shëndetësore falas për Romët me gjendje të rënduar sociale në vendet dhe datat e mëposhtme:
- Rr. Aradhat Partizane (tek posta) më datë 02.10.2023 dhe 03.10.2023 në periudhën prej 08:00 deri 16:00
- Rr. Marshall Tito (Bela Kula) më datë 04.10.2023 në periudhën prej 08:00 deri 16:00
- Rr. Prilepska më datë 05.10.2023 dhe 06.10.2023 në periudhën prej 08:00 deri 16:00