Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Aktvendim

Komuna e Kërçovës, përfaqësuar nga Kryetari i komunës, duke vendosur pas kërkesës për miratimin e Projektit urbanistik të Shoqërisë për punë gjeodezike, tregti dhe shërbime “GEO BALLKAN” SHPKNJP – Manastir dhe në bazë të nenit 62, paragrafi (10) të Ligjit për planifikim hapësinor (“Gaz. zyrtare e RMVsë” nr.32/2020), e jep këtë si vijon:

AKTVENDIM
Për miratimin e PROJEKTIT URBANISTIK PËR INFRASTRUKTURË

Miratohet Projekti urbanistik për infrastrukturë – për ndërtimin e infrastrukturës optike të telekomunikimit – FTTH Zajaz – faza I, KK Zajaz, Komuna e Kërçovës, me nr. tek. 11 19/2021, nga shtatori i vitit 2021, për porositësin “Telekomi I Maqedonisë – SHA Shkup”, përgatitur nga Shoqëria për punë gjeodezike, tregti dhe shërbime “GEO BALLKAN” SHPKNJP – Manastir, në pajtim me nenin 62, paragrafi (10) të Ligjit për planifikim hapësinor (“Gaz. zyrtare e RMV-së” nr.32/2020).

ARSYETIM

Kërkuesi, Shoqëria për punë gjeodezike, tregti dhe shërbime “GEO BALLKAN” SHPKNJP – Manastir, përmes sistemit informativ e – urbanizëm, parashtroi kërkesë për miratimin e Projektit urbanistik për infrastrukturë – për ndërtimin e infrastrukturës optike të telekomunikimit – FTTH Zajaz – faza I, KK Zajaz, Komuna e Kërçovës.

Në shtojcë të kërkesës dorëzoi:

  • Program projektues për përgatitjen e dokumentacionit të investimit – teknik: “Projekt për ndërtimin e infrastrukturës optike të telekomunikimit – FTTH Zajaz faza I Komuna e Kërçovës me nr.07-307007/1 të dt. 20.05.2021.
  • Çertifikatë nga PPU për fshatin Zajaz Komuna e Kërçovës me nr.09-13/zr të dt. 30.08.2021.
  • Projekt urbanistik për infrastrukturë për ndërtimin e infrastrukturës optike të telekomunikimit – FTTH Zajaz – faza I, KK Zajaz, Komuna e Kërçovës me nr. tek. 11-19/2021 nga shtatori I vitit 2021.
  • Raport nga revizioni I kryer professional I Projektit urbanistik për infrastructure për ndërtimin e infrastrukturës optike të telekomunikimit – FTTH Zajaz, faza I, KK Zajaz, Komuna e Kërçovës, nga ana e shtëpisë reviduese DPPTU FORMI Jorgo SHPKNJP Manastir me nr. 09-09/182 nga 10.2021.
  • Elaborat gjeodezik për punë gjeodezike për qëllime të posaçme për shtresën e azhuruar gjeodezike për përfshirjen e dhënë në KK Zajat me nr.08-306/4 të dt. 27.07.2021.
  • Njoftim për verifikimin elektronik të elaboratit gjeodezik për Elaboratin gjeodezik për shtresën e azhuruar gjeodezike, përgatitur nga: SHPKNJP GEO BALLKAN, vërtetuar nën nr. 08306/4, të dt. 26.07.2021 nga AKP.
  • Raport nga pajtimi I kryer digjital nga AKP.
  • Shtresë e azhuruar gjeodezike.
  • Vërtetim se “Projekti urbanistik për infrastrukturë për: për ndërtimin e infrastrukturës optike të telekomunikimit – FTTH Zajaz – faza I, KK Zajaz, Komuna e Kërçovës” e përmbush cilësinë nga aspekti tematik dhe topologjik të dhënë nga AKP.
  • Projekt ideor për ndërtimin e infrastrukturës optike të telekomunikimit – FTTH Zajaz, faza I, Komuna e Kërçovës me nr. tek. 7439 nga tetori I vitit 2021.
  • Autorizim nga Telekomi I Maqedonisë SHA – Shkup, me nr.12-143504/1, të dt. 16.07.2015.
  • Kërkesë për miratimin e projektit urbanistik për infrastrukturë – për ndërtimin e infrastrukturës optike të telekomunkimit – FTTH Zajaz – faza I, KK Zajaz, Komuna e Kërçovës.

Komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës së Kërçovës me Aktvendim nr. 09-229/1 të dt. 29.01.2021, në përbërje: Vjollca Abazi i.d.a, Leposava Bajdeska i.d.a, Fisnik Fejza i.d.a, Sabedin Emini i.d.a dje Fekri Sadiku i.d.a, përgatiti Raport nga mendimi pozitiv profesional nr.10-839/2 të dt. 22.08.2022, me çka komisioni konstatoi se nuk ka vërejtje në përgatitjen e Projektit urbanistik të përgatitur nga ana e Shoqërisë për punë gjeodezike, tregti dhe shërbime “GEO BALLKAN” SHPKNJP – Manastir.
Kryetari i Komunës së Kërçovës pas shqyrtimit të kryer në dokumentacionin e bashkangjitur konstatoi se kërkesa është e bazuar dhe janë të përmbushura kushtet nga Ligji për planifikim hapësinor dhe në bazë të nenit 62, paragrafi (10), (“Gaz. zyrtare e RMV-së” nr. 32/2020) dhe jep Aktvendimin si në dispozitivin.

UDHËZIM PËR MJETIN JURIDIK:
Kundër këtij Aktvendimi, kërkuesi mund të parashtroj ankesë, në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të Vërtetimit, deri te Ministri që udhëheq me organin e administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve nga lëmia e rregullimit të hapësirës.

Nr.
10-2308/1
29.08.2022

Back to top