Vizita e Ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali
Sot në hapësirat e Komunës së Kercoves Kryetari Fatmir Dehari priti Ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali, ku diskutuan nga afër për disa tema e në veçanti për zhvillimin e punimeve në spitalin e Kërçovës si një nga shqetësimet kryesore për ne dhe qytetarëve tanë.
Vizituan edhe objektin e spitalit në ndërtim e sipër dhe u njoftuam për problemet që kërkojnë zgjidhje!
Vullneti i madh i Ministrit na inkurajoi për shpresë që ky objekt vital i qytetit tonë do të marr zgjidhje përfundimtare!
Nga ana jonë ju ofrua çdo mbështetje e nevojshme, qoftë ajo edhe jashtë kopetencave tona komunale që ky objekt të vendoset në përdorim!