Vizita e ambasadores së SHBA-së në vend, Kate Mary Burns
Nder dhe kënaqësi të pres në qytetin tonë Ambasadoren e SHBA-ve në vend Kate Mary Burns.
Falënderime pafund për bashkpunimin dhe mbështetjen e deritashme të komunës sonë me të gjithë ambasadorët e SHBA-ve në të tre mandatet z.Volers, z.Bejli dhe në veçanti tani për zonjën Burns me të cilën biseduam për tema lokale posaçërisht arsimin dhe përmisimin e kushteve nëpër shkolla. Falënderova në veçanti popullin amerikan dhe zonjën Burns si përfaqsuese e tyre për realizimin e dy mësojtoreve modulare në SHF “ Naim Frashëri “ dhe SHF “ Hristo Uzunov “. Falënderime edhe për eprorët dhe ushtarët amerikan që ndihmuan në realizimin e këtij projekti.
U ndjeva i priveligjuar dhe i përmbushur për gatishmërinë e ambasadores për thellim të bashkpunimit me komunën tonë për realizimin e projekteve tjera në të mirë të qytetarëve.
Zoti e bekoftë popullin amerikan.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sa krenar kur miqtë e mëdhejn të zgjasin dorën!