Komuna e Kërçovës ka filluar me aktivitetet për hartimin e buxhetit për vitin 2026
Komuna e Kërçovës ka filluar me aktivitetet për hartimin e buxhetit për vitin 2026, duke filluar me një sërë konsultimesh me grupe të ndryshme të interesit.
Në këtë kontekst i ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kërçovës që të kontribojnë duke na shkruar kërkesat e tyre dhe njëkohësisht të japin vërejtjet, mendimet dhe sugjerimet e tyre për hartimin e buxhetit për vitin 2026 në Komunën e Kërçovës.
Mendimet dhe sugjerimet mund t’i jepni edhe në mënyrë elektronike në web faqen e komunës në linkun e mëposhtëm: Pjesmarrje në Hartimin e Buxhetit Komunal për vitin 2026
Shikoni agjendën e takimeve dhe bëhuni pjesë e procesit të vendimmarrjes!