Komuna e Kërçovës mbështet Ditën Botërore të Shëndetësisë – Bashkë për një të ardhme më të shëndetshme
Sot, Komuna e Kërçovës me krenari mbështeti iniciativën për Ditën Botërore të Shëndetësisë. Aktiviteti u zhvillua në sheshin e qytetit me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.
Kjo ditë, që festohet çdo vit më 7 prill, na kujton rëndësinë e investimit në parandalimin shëndetësor dhe kujdesin cilësor për të gjithë. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe Altea-Si për angazhimin e tyre në këtë iniciativë të rëndësishme.
Komuna jonë mbetet e përkushtuar për të mbështetur nisma që promovojnë ndërgjegjësimin për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.