Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Shpallje

Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2022, Komisioni i Komunës së Kërçovës, për përzgjedhjen e gjithësej 60 kandidatëve të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës, në pajtim me Aktvendimin e Kryetarit të Komunës së Kërçovës me nr.09-2262/1 nga dt. 19.08.2022, e publikon këtë:

SHPALLJE
për punë publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për periudhën 2022/2023

1.Publikohet Shpallja për angazhimin e gjithësej 60 personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale, të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës në pajtim me Programin për punë publike.

2. Për angazhim në punë publike, kandidatëve të përzgjedhur do tu takojë kompenzim në të holla i përcaktuar me kontratë, me të cilën do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese dhe atë:

a) 10 persona me kompenzim financiar për orar pune të shkurtuar;

b) 50 persona me kompenzim financiar për orar pune të plotë.

3.Angazhimi në punë publike do të realizohet në periudhë nga dt.01.09.2022 e deri me dt.31.08.2023.

4.Kandidatët që do konkurojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte :

–Të jenë banorë të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )

–Të jenë të papunësuar (dëshmohet me Vërtetim nga Agjencioni për punësim).

5.Shpallja do të publikohet në Tabelën e publikimeve dhe faqen elektronike të Komunës së Kërçovës dhe e njejta do të zgjasi (5) pesë ditë pune, nga dita e publikimit.

6.Kërkesat me dokumentacion të kompletuar të dorëzohen në arkivin e Komunën së Kërçovës me shenjë për Shpallje për punë publike 2022/2023.

Nr.09-2288/1
Dt.24.08.2022
Kërçovë

Back to top