Burimet e rinovueshme energjitike, hap inovativ dhe kërkesë e kohës së zhvillimit teknologjik
Ndërtimi i centraleve fotovoltaike në kulmin e objektit të ri komunal është një hap i madh drejt përmirësimit të efikasitetit energjetik në Komunën e Kërçovës.
Kjo iniciativë jo vetëm që kursen sasi të mëdha të energjisë elektrike dhe burimeve financiare, por gjithashtu kontribuon në tranzicionin energjetik, veçanërisht në rajonet që janë tradicionalisht të varura nga qymyri në Maqedoninë e veriut.
Instalimi i stacioneve fotovoltaike 40 KW në shkolla, kopshte dhe objekte të tjera komunale sportive do të përforcojë këtë përkushtim ndaj energjisë së pastër dhe asaj rinovuese.
Duke përqafuar teknologjitë e gjelbërta, Komuna e Kërçovës po tregon një angazhim të fortë për një të ardhme më të qëndrueshme energjetike, e cila jo vetëm që sjell përfitime mjedisore, reduktim të shpenzimeve por gjithashtu i ndihmon institucionet publike të zvogëlojnë kostot e energjisë.
Deri tani kemi instaluar 370 KW, në objektet tona publike dhe premtojmë që kjo praktikë inovative të vazhdojë edhe në të ardhmen.