Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Përbërja e sapozgjedhur e këshilltarëve në Komunën e Kërçovës, mbajti mbledhjen konstituive

Përbërja e sapozgjedhur e këshilltarëve në Komunën e Kërçovës, mbajti mbledhjen konstituive, në të cilën fillimisht u formua Komisioni për Verifikimin e Mandateve, Komisioni për Çështje Mandatare dhe u zgjodh Kryetari i Këshillit të Komunës së Kërçovës.

Skender Xhabiri nga radhët e këshilltarëve të BDI-së, do të kryesojë me Këshillin e komunës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ai për herë të parë është anëtar i Këshillit të Komunës së Kërçovës dhe paralajmëroi punë transparente të përbërjes së re të këshilltarëve, duke u përqëndruar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për të sjellur vendime të qëndrueshme me interes jetik dhe zhvillimor.

Suksese dhe na prift e mbara!

Back to top