Fushata “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm“
Fushata “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm“ sot u zhvillua në Komunën e Kërçovës. Kjo nisëm të cilën e zbaton Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e Agjencisë zvicerane për Zhvillimin dhe Bashkëpunimit, paraqet promovimin dhe zhvillimin e arsimit të mesëm profesional.
Fushata realizohet përmes dialogut social ose konsultimeve me kompanitë, odat ekonomike dhe vetëqeverisjet lokale për nevojën e hapjes së profileve të reja dhe paraleleve në shkollat e mesme profesionale në shtet. Takimet i realizojnë Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe zv/ministri Lulzim Aliu së bashku me kryetarët e komunave, kompanitë dhe shkolla profesionale, ku diskutohet për nevojat në sektorin real nga hapja e paraleleve duale në shkollat e mesme profesionale, për programet mësimore dhe për politikat e regjistrimit në shkollat e mesme profesionale.
Në diskutimin e sotëm nikoqiri Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari i përshëndeti përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Kryetarin e Komunës së Makedonski Brodit dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike, si dhe pjesëmarrësit tjerë të sektorit privat dhe atij publik, duke iu dhënë mbështetje në realizimin e këtij projekti i cili është i rëndësisë së veçantë.